Gruaja e ish-ministrit grek Sifis Valyrakis ka hedhur tezën e vrasjes së bashkëshortit të saj. Dy ditë më parë, ish-ministri grek u gjet i vdekur në ishullin Eretria teksa ka disa pista hetimit.

Në letrën që Mina Papatheodorou i ka çuar Ministrit të Transportit thotë se ka dëshmi nga banorët e ishullit se Valyrakis u përplas me një anije tjetër, dhe qëndron pista e vrasjes.

Valyrakis u gjet me një goditje helike në kokë dhe një gisht të prerë. Organet kompetente nuk kanë vendosur ende se cila është pista ekzakte e vdekjes së ish-ministrit, por nuk përjashtohet që ai të jetë përplasur me një anije tjetër teksa peshkonte, apo të ketë bërë një debat me një peshkatar tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb