Elvis Naçi i ka dhuruar një shtëpi familjes Shala në Mitrovicë dhe donatori është i fshehtë.

Naçi bën të ditur në emisionin ”Shqiptarët për shqiptarët” se ishte vetë në Mitorovicë për t’i dhënë vetë çelësat familjes Shala, pjesëtarët e të cilëve nuk reshtnin së e falenderuari.

ELVIS NAÇI: Një person i cili ka kontribuar për to dhe shihni çfarë gëzimi i ka dhënë kësaj familjeje. E dimë ca ka ndodh prandaj tani do hyjmë tek kjo shtëpia e re. Ta gëzoni dhe ta shijoni.

Kryefamiljari: Me tana të mirat ju shpërbleftë zoti.

ELVIS NAÇI: Paska lezet kjo shtëpia e re. Ka njerëz me zemër të madhe.

Kryefamiljari: Zoti ju ndihmoftë.

ELVIS NAÇI: E kishe menduar kështu

Kryefamiljari: Vallai jo

ELVIS NAÇI: Ne në Tiranë i themi dy dhoma e një kuzhinë

Kryefamiljari: Na ka ndihmuar zoti. Ju rujt zoti dhe krejt familjen.

ELVIS NAÇI: Neve erdhëm me nda gëzimin bashkë por jemi njoftuar për një familje shumë të varfër që është afër Mitrovicës dhe duhet ta vitizojmë këtu. Kush ka kontribuar për të dy shtëpitë i dhëntë zoti begati. Kështu siç është e bukur shtëpia paçi bukuri në familje. U takofshim për gëzime dhe jo për halle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb