Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe gruaja e tij do të vaksinohen për COVID-19 para fundit të 2020, raportojnë mediat greke.

Mitsotakis më parë kishte paralajmëruar se ai dhe familja e tij do jenë të parët që do vaksinohen në Greqi për të siguruar efikasitetin e vaksinës.

E gjitha do të bëhet live në spitalin ‘Evangelismos’ të Athinës kur  3 ditë para vitit të ri Mitsotakis nën praninë e mediave bashkë me gruan e tij Mareva Mitsotaki do të marrin vaksinën ndaj COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb