SHBA– Modelja e njohur e televizioneve amerikane Jodie Marsh së fundmi ka folur për “Daily Star” rreth një shfaqeje të saj ku po investigon femrat që paguajnë meshkuj për të bërë seks.
“Para disa vitesh isha e varur nga seksi. Mund të them që isha maniake, pasi nëse nuk bëja seks 5 herë në ditë, mund të çmendesha”- ka thënë 36-vjeçarja.
“Shumë meshkuj habiteshin me mua pasi nuk më interesonte asgjë vetëm të shkoja me ta dhe më pas u kërkoja të largoheshin nga dhoma”-ka rrëfyer ajo në një intervistë. Prezantuesja ka treguar se tërhiqet nga femrat e forta të cilat nuk kanë turp të paguajnë për të bërë seks me meshkuj pasi edhe ajo e ka bërë diçka të tillë.
“Meshkujt paguajnë prostituta prej vitesh, pse mos ta bëjnë edhe femrat. Nëse më duhet një kopështar, e paguaj, kështu që pse mos të paguhet edhe për seks?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb