Moderatorja e njohur Fatma Methasani është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur partneri i saj, Alfio Rrotani në rrjetin social “Instagram”. Alfio postoi një foto, ku shihet së bashku me Fatmën në dhomën e spitalit, teksa mbajnë në dorë të voglin e tyre. Ai zbuloi dhe emrin e vogëlushit, të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin, Noah.

“Sot mesova perfundimisht cfare do te thote te duash dhe te te duan, sot mesova perfundimisht cfare eshte dashuria❤️ sot jeta ime ndryshoi si kurre me pare, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma jane njerezit me te lumtur ne bote dhe e duan shume shume shume”, -shkruan Alfio në foto.

Kujtojmë se moderatorja e njohur Fatma Methasani deklaroi pak ditë më parë se do të drejtonte televizionin INTV.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb