Dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama” që morën sot ‘ok’ e Kuvendit do të betohen sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Bëhet fjalë për ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe Ervin Mete, te Financat. Ditën e sotme në Kuvend u miratuan vendimet për lirimin e Ibrahimajt nga detyra e ministres së Financave, për t’u emëruar në postin e ri.

Siç njofton zyra e shtypit në Presidencë, ceremonia e betimit do të mbahet në orën 17:00 në institucionin e kreut të shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: