Partia Socialiste ka bërë një deklaratë për media, teksa na ndan rreth një orë nga mbyllja e procesit të votimit.

Nga selia e PS, zëdhënësja e fushatës së socialistëve iu bëri thirrje shqiptarëve që nuk kanë votuar akoma, që t’u drejtohen kutive të votimit.

Në deklaratën e saj, ajo tha se sa më shumë që qytetarët të marrin pjesë në votime, aq më shumë politika i merr parasysh hallet e tyre.

“Kush nuk ka votuar ende, le të përfshihet në proces, të shkojë e të votojë. Ushtroni të drejtën tuaj themelore, në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre, që deri tani e bënë detyrën e tyre. Mos harroni se sa më shumë të merrni pjesë në zgjedhje, aq më shumë politika i merr parasysh hallet tuaja. Votoni”, tha zëdhënësja e PS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: