Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se me vendet aleate, përfshirë SHBA-të, vendi i tij ka një marrëdhënie miqësore, por kjo nuk do të thotë bien dakord në gjithçka.

Një deklaratë e tillë vjen në kontekstin e “tensioneve” dhe deklaratave të ndërsjellta mes SHBA dhe Kosovës, në lidhje me çështjen e Dinarit serb.

“Ne me vendet aleate e partnere jemi miq, por që nuk do të thotë se pajtohemi në çdo vend dhe për gjithçka”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë ta mbështesë vendimet dhe rregulloret e BQK-së.

Kryeministri i Kosovës  është deklaruar edhe në lidhje me mundësinë e një takimi mes tij dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Jam treguar konstruktiv. Edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel, raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë”, tha Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: