Moti i keq me reshje shiu dhe breshër që ka përfshirë Europën Perëndimore duke shkaktuar mbi 120 te vdekur duket se do të përfshijë edhe Greqinë.

Sipas autoriteteve priten reshje të konsiderueshme shiu, paqëndrueshmëri dhe shfaqje të stuhive kryesisht në Greqinë qendrore dhe veriore.

Moti pritet të përkeqësohet me stuhi të rrezikshme gjatë  fundjavës duke lënë pas “valën” e dytë të nxehtësisë që ka goditur vendin për disa ditë.

Rryma me mot të keq po largohet nga Evropa Qendrore dhe po lëviz ngadalë  edhe në juglindje në Italinë e Jugut, ku do të vendoset në të dielën në mesditë.

Gjatë lëvizjes së tij do të shkaktohen shira të mëdha dhe stuhi në Alpet lindore (Austri), në pjesët perëndimore të Gadishullit Ballkanik (Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Serbia) dhe në Itali ku priten lartësi shumë të mëdha.

Kosova po ashtu është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri paralajmëroi se moti i keq do të mbërrijë këtu gjatë fundjavës.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb