TIRANE

Loredana dhe Mozzik e kanë pranuar publikisht ndarjen e tyre madje flasin hapur në intervista rreth kësaj çështjeje. Së fundmi, i ftuar në “Prive”, Mozzik konfirmoi se kanë nisur procedurat e divorcit, por po vonojnë për shkak të ligjeve në Zvicër.


“Jemi duke u marrë me procedurat e divorcit. Në Zvicër mund të zgjasin pak prej ligjeve e gjërave të tjera. Rrugës jemi. Rëndësi ka të jemi mirë me shëndet”, -u shpreh reperi.


Ai tregoi gjithashtu se ka një raport shumë të mirë me Loredanën, për hir të vajzës së tyre, Hanës. “Ajo është nëna e vajzës sime, pa marrë parasysh batica-zbatica. Nuk ka shans mos ta kemi një kontakt ditor, sepse unë flas me vajzën time ditë për ditë. Madje, po më shkruan tani”, -ka treguar ai duke qeshur.


Një vëmendje e madhe mori kënga e Mozzik “Dhelpër dinake” që u publikua pak kohë pasi ndarja e çiftit ishte bërë publike. Aludimet se kjo këngë ishte një dedikim për Loredanën “pushtuan” të gjitha mediat online. Më në fund, Mozzik i ka sqaruar të gjithë duke i mohuar kategorikisht këto lajme.

“Dhelpër dinake” Nuk është dedikim për të, sepse unë nuk mund t’i bëj një këngë të tillë nënës së vajzës sime. Nuk mund të quaj nënën e vajzës sime dhelpër dinake”, -ka sqaruar ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: