Pas një ecurie të mirë pozitive, vetëm një ditë pasi kishte siguruar matematikisht pjesëmarrjen në play-off në Konferencën e Lindjes në NBA, ekipi i Milwaukee Bucks u mund 139-123 nga Indiana Pacers.

Një humbje që nuk prish aspak planet e skuadrës së Bucks, në krye të renditjes. 8 lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Antetokounmpo.

Në Perëndim, pas katër humbjesh radhazi, fitore të rëndësishme arriti ekipi i Denver Nuggets, që mundi 119-100 Detroit Pistons jashtë fushe, duke u bërë ekipi i dytë që ka siguruar matematikisht fazën play off. Denver mbajnë kreun e rënditjes në këtë konferencë. Nikola Jokic ishte protagonist për miqtë, autor i 30 pikëve dhe 10 rebound.

Sacramento Kings, falë 24 pikëve e 21 rebound të Sabonis, mundi 101-96 Brooklyn Nets. Fiton edhe ekipi i Phoenix Suns, që mundi 116-113 Orlando Magic, sfidë ku Brooker realizoi 19 pikë, por vendimtar ishte stoli i Suns, me 41 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb