Ibrahim Cerkez, komshiu i parë i 27-vjeçares Elmira Sefo që humbi jetën pas tërmetit në Bosnje ka folur për mediat. Ai tha se e ëma e vajzës ka telefonuar “na ndihmoni”.

“Aksident. Tragjedi. Çfarë të them”, – ka mbetur i shokuar Ibrahim Cerkez, fqinji i parë i familjes Sefo, të cilit mbrëmë i ka vdekur vajza Elmira.

“Ja, sheh, shtëpia e tyre është me ndërtim të mirë, por gurë nga një kodër aty pranë ranë… Po të mos ishte kështu… Nëna e saj i thirri djalit tim, “na ndihmo, guri është në korridorin tonë”. Elmira doli nga dhoma në korridor në momentin kur guri duhet të ketë rënë. Me djalin mezi e ngritëm gurin – ka thënë Cerkez për “Avaz”.

Mbi shtëpitë e lagjes kanë rënë gjithsej pesë gurë më të mëdhenj.
“Unë kam një garazh sipër shtëpisë dhe guri çau murin e garazhit dhe qëndroi atje. Po të mos ishte garazhi, do të kishte hyrë në dhomën e ndenjjes. Tek një fqinj tjetër, ai goditi cepin e çatisë”, – tha Cerkez.

W873 (5)
W873 (5)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: