Muzika me e mire interpretuar nga yjet e viteve 90, grupet ‘La Bouche’ apo ‘No Mercy’ dhe shija e pakrahasueshme e birrës Korça mblodhi sërish mijëra njerëz në natën e tretë të festës në qytetin juglindor. 3 net magjike kanë përjetuar vizitorët dhe vendasit në Korçë ku kanë festuar deri pas mesnate.

Shtëpia e birrës ‘Korça’ pranë fabrikës së prodhimit të birrës mbetet zgjedhja me e preferuar e turistëve. Ambientet e restorantit u tejmbushën edhe në natën e tretë të festës nga qytetarë të shumtë, kryesisht familjarë dhe miq, të cilët krijuan një atmosferë të mrekullueshme me këngë dhe valle të shoqëruar nga grupi i muzikës live të shtëpisë së birrës.

Gotat me birrën Korça që mbusheshin e rimbusheshin ishin në çdo dorë për të shijuar plotësisht atmosferën magjike. Birra e parë shqiptare, simboli i qytetit mbetet mikpritësja më e dashur në festën verore me të madhe në Shqipëri.

“Po ja kalojmë shumë mirë, birra është shumë e mirë, më pëlqen shumë këtu. Më e rëndësishmja është që jemi mes miqsh në këtë ambient që na ka mikpritur dhe ne i falënderojmë për këtë. Birra Korça është e mahnitshme, shumë shumë e mirë.”, tha një vizitor. Një tjetër nate elektrizuese do të përjetojnë vizitorët në Korçe këtë të shtunë në natën e katërt të kësaj feste ku në skenë do të ngjitet këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elvana Gjata dhe ajo greke, Dhespina Vandi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: