Është ndarë nga jeta nga një infart në zemër aktorja franceze Patricia Millardet, aq e dashur për italianët por edhe për shqiptarët me rolin e saj si Silvia Conti te seriali aq i ndjekur “Oktapodi” me komisar Katanin.

Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane, sipas të cilave, aktorja ishte shtruar në spitalin San Camillo në Romë dhe ka nderruar jetë pasditen e kësaj të hëne.

E lindur në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, Francë, Patrica Millardet mbushi 63 vjeç në 24 Mars.

Ajo jetonte në Itali, që nga fundi i viteve 80, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo dhe ishte e njohur për publikun e gjerë gjykatësja kurajoz dhe e pakorruptueshme Silvia Conti në “Oktapodi”, seriali i luajtur nga Michele Placido në rolin e komisar Katanit, midis viteve 1989 dhe 2001.

Një rol që i kishte dhënë asaj popullaritetin e madh. Ai ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, hero të historisë, i vrarë nga mafia. Dhe që nga ai moment heroina ishte bërë ajo. Pse ky suksesi i madh?

“Unë vërtet nuk e di,” shpjegoi ajo në një intervistë të dhënë më herët për La Repubblica.

“Unë mendoj se Silvia i pëlqen audiencës sepse ajo është shumë e moralshme, e pastër, e disponueshme. Në fillim ky rol më frikësoi, isha nervoze. Për ta bërë një karakter të vërtetë duhet ta besoni thellë, dhe unë jam përpjekur të mendoj dhe veproj si ajo”,- ka thënë aktorja.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb