Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili ndodhet pas hekurave për aferën e inceneratorit të Fierit, seanca është shtyrë për një ditë tjetër.

Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se Prokurori parashtroi të gjitha veprimet hetimore të kryera deri më tani dhe mbrojtja kërkoi një kopje të tyre për t’u njohur me përmbajtjen.

Bllako ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës, pasi pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’.

Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: