“Dëmet nëntokësore në uzinën e Fordow janë paksa të paqarta, por Natanz është “shkatërruar plotësisht””. Kështu është shprehur drejtori i përgjithshëm i AIEA-s, Rafael Grossi, për CNN, duke theksuar se “ka tregues të qartë për goditje, por sa i përket vlerësimit të shkallës së dëmit në nëntokë, nuk mund të shprehemi”, raportoi Sky News.

“Asnjë nuk mund të thotë shkallën e saktë të dëmeve”, thekson ai, duke shtuar se për shkak të ndryshimeve të vëzhguara në formacionet e terreneve, “nuk mund të përjashtohet mundësia që të kenë ndodhur dëme të konsiderueshme”. Grossi deklaron se struktura e Natanz-it është “shkatërruar plotësisht”, ndërsa korridoret e saj nëntokësore “kanë pësuar shumë” për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet izraelite. Edhe uzina e Isfahanit ka pësuar “dëme shumë serioze”, shton ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: