Greqia ka zgjedhur të mos e ndjekë Turqinë në “spiralen e egër dhe të rrezikshme” të rënies në retorikën agresive, thekson ministri i Jashtëm Nikos Dendias në një intervistë për “THEMA”.

“Nuk do të doja të spekuloja apo vlerësoja nëse këto lëvizje janë pjesë e një plani të përgjithshëm të udhëheqjes turke që mund të çojë në situata të pakontrollueshme ”, i përgjigjet Dendias pyetjes nëse sekuenca e ngjarjeve do të përfundojë në një episod të “nxehtë”.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm siguron: Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur atdheun tonë… Jemi gati për të gjitha eventualitetet.

Pyetjes se si mund të zvogëlohet tensioni, Dendias zbuloi se Athina po kërkon mënyra që “Turqia të dalë nga politika e vetëushqyer dhe e ngujuar për të krijuar kushtet minimale për rifillimin e dialog ose të paktën disa kontakte”, ndërsa shtoi: Ne jemi të gatshëm për një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë me Turqinë” .

Duke dërguar një mesazh të qartë në anën e kundërt të Egjeut, kreu i diplomacisë greke vëren se kufijtë nuk mund të rishkruhen me forcë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: