Në fushë dhe jashtë saj, gjithçka shkon në mënyrën më të mirë për Milanin. Skuadra kuqezi vazhdon të kryesojë renditjen në Serie A, ndërsa infermieria po boshatiset dhe deri në dy javët e ardhshme trajneri Pioli pritet të ketë në dispozicion thuajse të gjithë grupin e lojtarëve. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit janë shumë aktivë në merkato dhe kërkojnë të forcojnë ekipin në misionin e vështirë për titullin kampion.

Donnarumma Milan Calhanoglu
Donnarumma Milan Calhanoglu

Edhe çështjet e rinovimeve po marrin një zgjidhje pozitive. Pritet vetëm firma, por Gianluigi Donnarumma ka vendosur të qëndrojë besnik ndaj Milanit. Palët kanë gjetur akordin, duke iu afruar shumë kërkesave financiare të supermanxherit të tij Mino Raiola. Në kontratën e re e cila parashikon një rritje të të ardhurave në 8 milion euro janë vendosur edhe një sërë bonusesh që lidhjen me titullin kampion apo kualifikimin në Champions.

Calhanoglu Milan Donnarumma
Calhanoglu Milan Donnarumma

I njëjtë diskutimi edhe për Hakan Calhanoglu. Mesfushori turk gjithashtu është shumë pranë rinovimit, pasi diferenca mes kërkesës dhe ofertën është zvogëluar ndjeshëm dhe shumë shpejt futbollisti do të firmosë kontratën e re me Milanin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: