Të paktën 11 presona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në Pakistan, teksa shtyheshin gjatë shpërndarjes se ndihmave ushqimore për familjet e varfra në Karaçi.

Mes viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërkohë që në spital ndodhen dhe të plagosurit janë shtruar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Disa prej tyre kanë rënë në një kanal afër pikës së grumbullimit.

Pronari i fabrikës që organizoi qendrën e shpërndarjes së ushqimit nuk e kishte njoftuar policinë për planin.

Incidenti i sotshëm vjen një ditë pasi autoritetet urdhëruan vendosjen e policisë shtesë në qendrat e shpërndarjes së ushqimit të Ramazanit për të shmangur mbipopullimin e rrezikshëm. Miliona pakistanezë po luftojnë për të vënë ushqimin në tryezë pasi kriza e kostos së jetesës përkeqësohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb