Milan nis sot zyrtarisht fazën përgatitore, në Milano parashikohet të zbarkojnë mbi 5 mijë tifozë për ti uruar mirëseardhjen Piolit dhe lojtarëve, por në të njëjtën kohë stafi drejtues po punon për të përforcuar ekipin. Pasi rinovuan kontratat e tyre, dyshja Maldini-Massara po studiojnë tregun për të gjetur një trekuartist, pozicion që është kthyer në prioritet.

La Gazzetta
La Gazzetta

Dy emrat më të rëndësishëm në listën e dëshirave janë Paulo Dybala dhe Hakim Ziyech. Të dy lojtarët do ti bënin shumë punë trajnerit Pioli i cili duhet të plotësojë dy gropa, i duhet një numër 7 dhe një numër 10. Dybala dhe Ziyech shihen si lojtarët ideal, për më tepër janë dy lojtarë me kosto të përballueshme për Milan. Argjentinasi do të vinte falas, oferta më e lartë që ka ardhur për të ka qenë nga Inter, 5 milionë euro plus 2 të tjerë bonus. Ziyech, anësori i Chelsea është një profil shumë i mirë në çdo aspekt, financiarë dhe taktik. Në Milano ka qarkulluar edhe emri i Asensio por për spanjollin duhet 20 milionë euro, plus që ka një pagë të lartë. Emri i fundit por jo më pak i rëndësishëm është Charles De Ketelaere, talenti belg i Club Brugge.

Leaoo
Leaoo

Në të njëjtën kohë, Maldini duhet të kujdeset edhe për Rafael Leao, një nga lojtarët më të rëndësishëm në sezonin e fundit. Leao është i lidhur me Milan deri në 2024 por ndryshe nga se pritej palët po hasin pak vështirësi në rinovimin e mundshëm. Kuqezinjtë janë të gatshëm të zgjasin bashkëpunimin deri në 2027, me qëllim që të rrisin edhe klauzolën e largimin, aktualisht është 150 milionë euro, sigurisht të përmirësojnë edhe pagën e tij aktuale, por palët janë ende larg gjetjes së një akordi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: