Studiuesi Gëzim Basha ka komentuar mbi librin me poezi të shkrimtarit Preç Zogaj të titulluar “Ne na Njohu një e Tretë, Dashuria”,  duke e cilësuar autorn si jë talent prirës të poezisë sonë lirike përgjatë katër dekadave të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha e ka krahasuar Zogaj me autorin Fatos Arapin, ku çdo përmbledhje e tij poetike, hap  një “terra nova” ku për guide, në stil dhe meditime, përherë na pret një hero lirik sensitiv, i matur dhe inovativ që e ka empathinë brerore dhe asht, frymë dhe esencë.

“Preç Zogaj botoi vitin e kaluar librin me poezi, “Ne na Njohu nje e Tretë, Dashuria,” një “tour de force” që e konsolidon më tej perceptimin e autorit si telenti prirës i poezisë sonë lirike në katër dekadat e fundit.

Zogaj, ngjashem me Fatos Arapin, mbetet prolifik por pa proliksitet ngaqë estetikisht, çdo permbledhje e tij poetike, hap  një “terra nova” ku për guide, ne stil dhe meditime, përhere na pret një hero lirik sensitiv, i matur dhe inovativ që e ka empathinë brerore dhe asht, frymë dhe esencë.

“Ne na Njohu një e Trete, Dashuria,” renditet këtë vit ndër katër finalistët e çmimit vjetor  për poezine, por me një distancë të qartë prej librave të tjerë ngaqë i bën më me finesë ato gjeste estetike që priten prej poezisë; presionin mbi gjuhen për një të folme më fluide, temperimin e ndjesive si mënyrë e rafinimit të shprehjes, mozaikun e imazheve si konstruktim i kuptimeve poetike komplekse.

Poeti i shquar amerikan, Mark Doti, shprehet, “kur jurite nuk bëjnë vleresimin e duhur, çmimet letrare janë kot!” Mbetem me shprese se juria e keti viti mund të shtijë në shenjë!”, ka shkruar Basha në Facebook.

64669c9f 350c 40b7 92fc D037851430d2
64669c9f 350c 40b7 92fc D037851430d2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: