SERBI- Në total 12 grafite me përmbajtje të ndryshme janë gjetur nëpër rrugët e Novi Sadit në Serbi.

Në mesin e grafiteve të fshira në muret e rrugëve të Novi Sadit ishin ato në përkrahje të Republikës së Kosovës, “Kosova është Republikë”, raportojnë mediat në Serbi.

Të tjera grafite ishin shkruar edhe kundër liderit të Lidhjes Social-Demokrate të Vojvodinës dhe kundër Bors Tadiçit, shkruan “Koha.net”.

Mbishkrimet “Kosova është Republikë”, “Liri fashizmit”, “Vdekje popullit”, “Serbia e serbëve” dhe të ngjashme ishin shkruar në rrugën “Limani II” dhe “Ravaniçka”.

Ato janë fshirë më pas nga “Shoqata Anti-Grafit”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: