DURRËS

PD ka tërhequr numëruesit nga KZAZ Nr.22 në Durrës. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se numëruesit e PD kanë dalë jashtë pa dhënë arsye.

Pasi kanë përfunduar trajnimin, ata nuk kanë filluar procesin, duke sjellë edhe një tension në këtë KZAZ.

Në Bashkinë e Durrësit nuk ka filluar ende numërimi edhe pse ka 8 orë që janë mbyllur kutitë e votimit. Ndërkohë në Shijak janë hapur 5 kutitë e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb