Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në “Studio24” se opozita shqiptare aktualisht është e keqorientuar dhe jo vetëm nuk e do vendin në BE, por sillet njëlloj si kryeministri Edi Rama, duke ia turrur deputetët televizionit “News24” dhe jo zyrtarëve të korruptuar.

Duke analizuar aktualitetin politik, raportin e PE-së, zhvillimet e fundit dhe sulmet e Sali Berishës ndaj medias ditët e fundit, Kulluri tha se të dyja palët nuk e duan të mirën e vendit dhe integrimin.

“Nëse ka vullnet për integrimin në BE është çështja e AZHBR-së, ku BE ka investuar me fondet e IPARD-it. Është kapur prej vitesh me presh në duar duke abuzuar me miliona euro të fondeve të qytetarëve evropianë dhe e kapi auditi i BE-së dhe partneri i BE-së, qeveria shqiptare nuk ka lëvizur asnjë gisht për këtë çështje.

Rama nuk e do Shqipërinë në BE dhe as ky tjetri, Berisha, ky e do edhe më pak. Këta të dy nuk e duan integrimin në BE, nuk punojnë për integrimin në BE”, tha Kulluri.

Ndërsa shpjegoi se opozita e vërtetë ka pak mandate, duke sjellë si shembull partitë e reja në Kuvend, Kulluri nënvizoi se ato janë të pafuqishme, kurse dy krerët e partive të mëdha sulmojnë mediat dhe konkretisht “News 24”.

Për sulmet e Berishës ndaj televizionit ai u shpreh se “partitë e reja 4 mandate kanë, flasim për aktorët e tjerë që kanë 136 deputetë dhe kontrollojnë në pjesën më të madhe Parlamentin dhe qeverinë”.

“Pra kemi qeverinë me 78 mandate dhe Sali Berishën. Opozita sot është me 50 mandate dhe Sali Berisha në vend që t’i turrë këta deputetë kundër qeverisë dhe kundër korrupsionit, i turr kundër “News 24”, njësoj si Edi Rama para një viti me Polici Ushtarake”.!, tha Kulluri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb