Mediat belge kanë publikuar një lajm të bujshëm, teksa pretendojnë se Kisha Katolike ka shitur rreth 30 mijë foshnjë pa dijeninë e nënave të tyre te familjet birësuese. Sipas mediave belge ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Belgjikë gjatë përfundimit Luftës së Dytë Botërore.

Në artikullin e sipërpërmendur thuhet se grave shtatzëne ne momentin që kryhej lindja i nënshtroheshin anestezisë së përgjithshme, ose nuk u lejoheshin të shinin foshnjat gjatë procesit dhe pas lindjes. Po ashtu thuhet se disa prej nënave i është kërkuar të nënshkruan një dokument ku të hiqnin dorë nga foshnja e tyre, ose të pranonin se fëmija kishte lindur i vdekur.

Ngjarjet u zhvilluan gjatë përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pra deri në vitet 1980. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja gratë shtatzëna dhe të pamartuara, u vendosën në institucione katolike, ku pësuan poshtërim, madje edhe abuzim seksual. Foshnjat më pas u shitën për shuma 10 mijë deri në 30 mijë franga (afërsisht midis 250 dhe 750 euro në atë kohë) familjeve birësuese.

Artikulli i plotë:

Foshnjat u morën nga nënat e tyre menjëherë pas lindjes. Ato iu nënshtruan anestezisë së përgjithshme ose mbanin një maskë për t’i parandaluar ato të shihnin fëmijët e tyre. Pas lindjes, disa prej tyre u detyruan të nënshkruanin një dokument në të cilin hiqnin dorë nga fëmija i tyre ose u thuhej se ai kishte lindur i vdekur.

Dokumentet e paruajtura ose të zhdukura e bëjnë procesin e ribashkimit jashtëzakonisht të vështirë sot mes këtyre të adoptuar dhe nënave biologjike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb