NGA ERMAL TELHA*

Duke ndjekur me vemendje fushaten ne Diber, nuk mund te mos me beje pershtypje, besoj edhe ju, qe ekipet drejtuese te dy kandidateve respektive dominohen nga retorika e dinjitetit (te humbur) pas fames se Shukriut, dhe me e rendesishmja, retorika e mbeshtetjes per te rinjte duke i promovuar, mbeshtetur, respektuar, vleresuar, kthyer ne bashkepunetore etj.

Rrofte fjala!
Po si mund te kerkosh rimekembjen e dinjitetit te nje komuniteti pa kerkuar ndjese per neperkembjen e tij per 26 vite te tera???!!!!
Si mund te abuzosh me te rinjte duke thurrur elozhe per ta nga tribuna te perbera me invidide mbi 50 vjecare qe sugjerojne kandidate te moshuar per t’i kthyer shpresen te rinjve???!!!

Nuk pati asnje te ri te shkolluar qe te mund te perfaqesonte te rinjte dibrane si kandidat ne asnjerin prej kampeve??!!
Kjo pra te dashur miq, eshte arsye thelbesore pse te rinjte nuk arrijne te gjejne shprese te politika e vjeteruar, e cila me fjale sheh tek te rinjte motorrin e zhvillimit, ndersa me vepra sheh hamallet e fushatave!
pdiu
Meqenese jam edhe funksionar i PDIU, po ju ofroj nje model konkret, real, te prekshem dhe domethenes te promovimit te te rinjve ne politiken vendore:
Bushi Nuredinii dhe Saimir Hasalla, respektivisht Kryebashkiake te Rogozhines dhe Peqinit, i pari pak me shume se 30 vjec dhe i dyti pak me pak se 30 vjec, te dy propozime te PDIU ne Alenacen per Shqiperine evropiane. Te dy fituan bindshem. Puna e tyre flet vete nepermjet rezultateve te arritura ne vetem 1 vit drejtim te ketyre dy bashkive. Eshte heret per bilanc final, por eshte mese e dukshme qe komunitetet qe ata perfaqesojne, sot shpresojne me shume se dje.
Diferenca ne mentalitet eshte e dukshme, prandaj ne po rritemi politikisht dhe elektoralisht nga dita ne dite!

Mos abuzoni me rinine, mos i perbuzni me hipokrizi! Ne qofte se i doni vertet, PROMOVOJINI!

*Reagimi permes profilit ne Facebook i Sekretarit per Ceshtjet Ekonomike ne PDIU

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: