Turqia dhe Greqia nesër ulen në takimin e parë të negociatave në Stamboll. Dy delegacionet të përbëra nga diplomatët përkatës do të takohen në raundin e parë të bisedimeve eksploruese në Mesdheun Lindor ku me të gjitha gjasat Turqia do të tregojë pretendimet

Mediat greke raportojnë se Greqia në rast se pala turke shkel vijën e kuqe, atëhere s’ka më dialog, por nga ana tjetër shprehen të bindur se Erdogan nuk do e bëjë më këtë hap.

Pritet të shihet nëse Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, do të pranojë ftesën e homologut turk Mevlüt Çavuşoğlu për takim në Tiranë me propozim të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb