Kampionët e Francës janë të hapur për ta shitur Neymar nëse marrin një ofertë të përshtatshme dhe “Etihad Stadium” është shpallur si destinacioni i tij më i mundshëm i radhës.

Manchester City tashmë ka shtuar Erling Haaland dhe Kalvin Phillips në radhët e veta për 93 milionë £, por Neymar ka të ngjarë të kushtojë shumë më shumë, duke pasur parasysh statusin e tij si lojtari më i shtrenjtë në botë (222 milionë euro).

Sidoqoftë, Guardiola këmbëngul se ai nuk është në radarin e klubit që drejton. Gazeta franceze “Le Parisien” raportoi se Neymar i është ofruar drejtpërdrejt Manchester City, por trajneri katalanas e ka konsideruar këtë pretendim si të rremë:

“Më vjen shumë keq për ‘Le Parisien’, por nuk është e vërtetë. Më vjen keq për ta, sepse informacionet që kanë marrë janë të rreme. Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe nga informacionet e mia, ai është një djalë i mirë. Lëreni të shprehet në Paris. Manchester City blen 150 lojtarë çdo verë, sipas mediave, por kjo nuk është e vërtetë. Më vjen keq për Neymar, sigurisht”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb