Anëtarët e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kanë kërkuar një pllakë përkujtimore për Ardit Gjoklaj, pranë zonës së trajtimit të mbetjeve në Tiranë.

Kjo pllakë përkujtimore do të financohej nga buxheti i këshilltarëve që do të firmosnin, por projekt vendimi nuk u miratua.

“Këshilli miratoi ndryshimi i tarifës për çerdhet dhe kopshtet, për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve. Ne na rezulton se nuk ka një kosto më të madhe se 2 mln euro, kërkojnë subvencionimin me 50 përqind të tarifës nga Bashkia. Kjo është vetëm 1 përqind e buxhetit të bashkisë për 2024, ndaj nuk mendoj se e rëndon këtë buxhet”, tha Silva Caka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: