Surprizat nuk kanë munguar në këtë Botëror, nga eliminimi i Brazilit dhe Portugalisë, te penalltia e gabuar nga Harry Kane kundër Francës. Është zbuluar formacioni që ka zhgënjyer në fazën e çerekfinaleve të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar.

Në këtë formacion bëjnë pjesë pesë lojtarë të Portugalisë dhe katër të Brazilit me përjashtimet e Harry Kane dhe Lisandro Martinez, i vetmi përfaqësues i një prej kombëtareve të kualifikuara në gjysmëfinale:

Formacioni i dështimeve 4-2-3-1: Diogo Costa (Portugali) 4.5, Dalot (Portugali) 5, Lisandro Martinez (Argjentina) 4.5, Ruben Dias (Portugali) 5, Danilo (Brazil) 4.5, Ruben Neves (Portugali) 5, Otavio (Portugali) 5, Rodrygo (Brazil) 5, Richarlison (Brazil) 5, Vinicius (Brazil) 5, Kane (Angli) 5.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb