Gjatë ditës së sotme janë të shumta informacionet që qarkullojnë në lidhje me profesionin e Qazim Ismailit, njërit prej 30 mjekëve dhe infermierëve që po ndihmojnë kolegët italianë në luftë me koronavirusin.

Por ndërsa mediat shkruajnë se në Itali është dërguar një “pompist”, avokati i familjarëve të Gërdecit, Geraldo Durda, tregoi detaje të reja dhe të dhimbshme të jetës së Qazimit.

Sipas tij, Qazimi ka punuar infermier në sistemin shëndetësor para se të emigronte në Itali, nga ku është kthyer me urgjencë pasi iu dëmtua e bija nga shpërthimi i Gërdecit. Për t’ju gjendur pranë asaj, në kushtet kur nuk po kthehej dot në profesion ai ka punuar edhe si pompist pranë një karburanti.

“Qazim Ismaili ka punuar në sistemin shëndertësor si infermier në Spitalin Ushtarak dhe në spitalin nr. 2. Ka emigruar më pas në Itali, pastaj është specializuar atje si fizioterapist. Ka punuar në sistemin italian dhe kur ka ndodhur tragjedia e Geërdecit është kthyer në Shqipëri se kishte një vajzë në spital. Në këtë kohë ka tentuar të kthehej në punë në spital por nuk ka mundur. Ngaqë nuk gjente punë ka punaur disa kohë dhe si pompist, por kjo nuk do të thotë që nuk është infermier. Më vjen shumë keq që ai po sulmohet sot dhe po sulmohet me emër”,- tha Durda.

Avokati Durda thotë më tej se sulmi ndaj Qazimit ishte politik.

“Sot takova vëllain dhe nusen e Qazimit, ishin në gjendje të rëndë…familja e tij pas tërmetit jeton në cadër…Fakti që u sulmua me emër dhe mbiemër më shtyu të reagoj për bashëqytetarin tim, është sulmuar politikisht sot, jo për të goditur atë por dikë tjëtër”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb