MALIQ

Policia e Korçës njofton se një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Maliq.

Një fëmijë 9 vjeç ka qenë duke luajtur në banesë, kur aksidentalisht i ka shpërthyer bombola e gazit.

Vogëlushi menjëherë u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa ka marrë lëndime të konsiderueshme trupore.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se 9-vjeçari që ka pësuar lëndime nga shpërthimi i bombolës është dërguar urgjentisht në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi,  për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb