Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka pritur me humor vendimin e kryeparlamentares Lindita Nikolli për ta përjashtuar nga Kuvendi.

Gjatë një komunikimi me gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, Basha mes humorit tha se do t’i përgjigjej të gjitha pyetjeve të tyre, pasi nuk kishte ku të shkonte, pasi nuk i lejohej që të futej sërish brenda sallës.

“Një sekondë ju lutem se nuk kam ku të shkoj. Nuk më lënë që të futem sërish brenda (qesh)…”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb