Ka nisur në Tiranë aktiviteti “Ditët e librit” që pas kohësh të gjata ndalesash e kufizimesh synon të kthehet në një festë për artin me festival letërsie për të rinjtë, ekspozita me ilustratorë kopertinash dhe promovime romanesh në shqip.

Irena Toçi tha se synon të kthejë në vëmendje librin. Libri i parë që u promovua ishte ai i autorit gjerman Daniel Kelman, konkurrent për Booker Prize dhe bestseller i gazetës “Spiegel”. Ai merr shkas nga një luftë fetare, e ka në qendër Tilin, një personazh legjendash që merr rol të ri.

Përkthyesja Ana Kove tha se romani ka në qendër një lufte 30-vjeçare.
“Ngjarja tronditëse që ishte lënë ne harresë nga letërsia gjermane përbën një prej veprave më me rëndësi ne letërsinë gjermane te pasluftës se Dyte Botërore”.
Romani i vë ngjarjet në messhekullin e 17-të, por personazhet e tij u ngjajnë ditëve tona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb