Nuk janë mbushur ende dy javë nga dita kur priti kampion e çadrave për të pastrehët dhe të tmerruarit e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa pasditen e së dielës u kthye në skenën e nderimit të viktimave, solidarizimit të atyre qëuajtën dhe pse jo, për të dhënë një mesazh se jeta vazhdon. Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit, një nga qytetet më të prekura nga fatkeqësia natyrore, priti sfidën e parë të futbollit mes vendasve të Teutës dhe Skënderebeut.

Bandicam 2019 12 08 17 50 59 482
Bandicam 2019 12 08 17 50 59 482

Të zotët e shtëpisë fituan 1-0 falë një goli të vonë por shumë të bukur të Vilës. Por deri te suksesi skuadrat rrezikuan shumë pak në pjesën e parë. Përpjekjet në të dyja portat ishin të vakta, teksa ekipet u kthyen me rrjeta të paprekura në dhomat e zhveshjes. Pas pushimit, ritmi ndryshoi, teksa Teuta kërkoi më shumë golin e epërisë. I pakalueshëm Koliçi, teksa edhe Skënderbeu nuk arriti të shfrytëzojë rastet për shënim.

Bandicam 2019 12 08 18 20 40 556
Bandicam 2019 12 08 18 20 40 556

Kur sfida po shkonte drejt barazimit të sigurtë, në limitet e kohës së rregullt, Vila me akrobacinë e tij ndryshoi fatin e ndeshjes, duke I dhuruar Teutës fitoren dhe tri pikë të rëndësishme që e ngjisin në vendin e pestë. Nga ana tjetër, Skënderbeu frenon pas dy fitoreve radhazi dhe humb ndjeshëm terren në renditje pas javës së 14-të të Superligës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb