Për Federico Bernardeschi, triumfi i Italisë në Evropian është një festë e dyfishtë. Pas ceremonive në Kryeministri dhe Presidencë, ai sot do të kryejë një tjetër ceremoni, do të martohet me të dashurën e tij Veronica Ciardi.

Dasma do të bëhet në Katedralen në Carrara, vendi i origjinës së Bernardeschit. Me siguri mes të ftuarve janë edhe një pjesë e mirë e shokëve axurrë, sidomos atyre juventinë. Historia e lidhjes së dashurisë me Veronican nisi më 2016 në Formentera.

Çifti ka një vajzë dy vjeçe dhe tani erdhi momenti i kurorëzimit. Bernardeschi nuk ishte protagonist absolut në Evropian, por sa herë iu dha mundësia, bëri më të mirën, duke qenë i saktë edhe nga gjuajtja e penalltisë.

Pas martesës dhe pushimeve, Bernardeschi do të bashkohet me Juventus. Kontrata e tij përfundon vitin e ardhshëm, por që tani është hedhur idea e rinovimit edhe për 2 vite të tjera. “Zemra shpërblehet gjithmonë. Ne i meritojmë të gjitha këto” – shkroi mesfushori italian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb