Duket se Jorge Mendes nuk është më menaxheri i Cristiano Ronaldos. Kjo për shkak se komisioni i majmë nga kalimi te Al Nassr nuk ka përfunduar te menaxheri i njohur.

Marrëdhënia e CR7-ës me Mendes nuk është aspak e mirë dhe super komisioni për transferimin e tij te klubi arab prej 30 milionë eurosh duket se ka përfunduar në xhepat e një menaxheri tjetër, Ricardo Regufe.

Bëhet fjalë për trajnerin personal të portugezit me të cilin ka lidhur një miqësi të ngushtë që nga momenti kur ka nënshkruar kontratat e para me një kompani amerikanoveriore. Pas lamtumirës nga Manchester United, Cristiano Ronaldo ka vendosur të bëjë gjithçka i vetëm pa ndërmjetësimin e menaxherit të tij historik Mendes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb