Padyshim që kryefjalë e diskutimeve dhe debateve politike ka qenë përdorimi dhe publikimi i të dhënave personale për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një data-base me emra të zgjedhësve nga Partia Socialiste, që solli përplasje, akuza dhe kundërpërgjigje mes palëve politike.

Duke kontrolluar këtë database, bien në sy edhe komentet e patronazhistëve, të cilët kanë bërë disa shënime.

Përveç, keqpërdorimit të të dhënave personale si numri i ID, nr. i telefonit apo edhe numrit të banesës ku jetojnë si dhe vendit të punës, duket se patronazhistët komente, ku disa janë edhe specifike.
“BalkanWeb” ka siguruar disa prej këtyre komenteve pikante, ku renditen edhe arsyet që i ndajnë votuesit sipas partive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mes këtyre arsyeve se pse qytetarët zgjedhin të mos votojnë PS-në apo të mos paraqiten fare më 25 prill janë të ndryshme, që nga feja apo deri tek kërkesat për një vend pune apo deri tek legalizimi i banesës dhe rindërtimi i saj. Një prej këtyre komenteve pikante është dhe shënimi i një patronazhisti; “nuk votojnë janë me Jehovain” apo dhe “Nëse më legalizohet banesa do të votojë PS”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb