Parashikohet se numri i automjeteve të regjistruara në Kinë do të kalojë mbi 300 milionë deri në fund të vitit.

Në fjalimin e tij në Kongresin Botëror të Prodhimit, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve në Kinë (CAAM), Xi Jinhua tha se numri i automjeteve të regjistruara arriti në 297 milionë në fund të shtatorit.

Sipas tij, tregu i automjeteve pritet të rritet mesatarisht me 4,0 për qind çdo vit në periudhën 2021-2025.

Xi tha se ata presin që numri i automjeteve të regjistruara të kalojë 300 milionë deri në fund të 2021.

Shitjet e automjeteve elektrike në Kinë po rriten më shpejt se automjetet me benzinë ​​dhe naftë.

Sipas statistikave, në periudhën janar-tetor, prodhimi dhe shitjet totale të automjeteve elektrike janë rritur me 1,8 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë periudhë, shitjet e automjeteve elektrike kapin 11 për qind të totalit të shitjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb