Një shqiptare 49-vjeçare në Greqi, e quajtur Klodiana Celo, ka ndërmarrë pasditen e së enjtes një akt ekstrem, duke qëlluar me armë zjarri ish-bashkëshortin e saj. E gjithë skena është parë nga vajza e tyre 12 vjeçe, e cila ka rrëfyer në polici tmerrin e përjetuar.

E mitura ka treguar për autoritetet se nënë e saj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar katër herë mbi të atin.

Mendohet se shkak për vrasjen është bërë fakti që ish-bashkëshorti, me profesion mjek, nuk e lejonte shqiptaren që të takonte apo vizitonte vajzën.

Nga ana tjetër, bashkëshortja aktuale e mjekut 68-vjeçar ka treguar se 49-vjeçarja shqiptare sistematikisht i bezdiste. Celo, e cila ndodhet ende në gjendje të rënduar psikologjike, nuk ka qenë në gjendje të tregojë se ku e gjeti armën dhe se përse kreu këtë akt.

Sakaq, ish-bashkëshorti i shqiptares ndodhet në gjendje të rënduar në spital dhe mjekët kanë theksuar se gjendja e tij është tepër
kritike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: