NGA: BRIKENA METAJ*
Një këngë e një refugjati sirian në brigjet e detit grek po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Në gjuhën e vet, siriani i këndon detit, rruga prej nga vinë dhe ata më së shumti, në përpjekje të një jete më të mirë. Kënga elegjike tregon vuajtjet e emigrantëve sirianë.

VARGJET E KËNGËS
O det ne jep dashuri
Shiko se c’po na ndodh
Mos i hidh dallget e tua drejt nesh
Jemi siriane, te betohemi historia jone eshte e trishtuar
Ah, nuk do ta besosh, por lotet tane edhe ty mund te te mbysin
Kaq shume ne kemi qare
Ne i pranuam te gjithe me dashuri e respekt
Por kur u rrezuam na tradhetuan
Askush nuk qau per ne
Ah, sot gjithe bota na braktisi
Ah, o det, ndali dallget
Ne varka ka femije, fryma jone, jeta jone eshte ne keto varka
Te betohem, lotet tane mund te permbytin gjithe detet e botes
Femijet tane humben femijerine ne dallget e tua, qe i vrane femijet tane
Ah, o det, dallgeve te tua le t’u vije keq e te kujdesen per ne si nene
Ah, per ne sirianet, fati eshte i rende
Na lini te jetojme ne paqe, vetem kaq kerkojme
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: