Aktori Neritan Licaj në një komunikim për mediat në lidhje me cështjen e Teatrit Kombëtar, pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, tha se godina e TK nuk mund të shkatërrohet nga uzurpatorët e popullit.

Licaj iu drejtua kryeministrit me shprehjen “I rraspakituri i Surrelit”, ndërsa tha se TK është ndërgjegja e kombit e prandaj do të mbrohet deri në fund.

“Nuk keni parë gjë. O i rraskapituri i Surrelit. Teatri Kombëtar është ndërgjegja e kombit. Teatri është flamuri kombëtar dhe unë poi u them se as ju e as ata s’kanë parë gjë akoma.

Nuk mund të poshtërohet kështu arti dhe kombi. TK është ndërgjegja e gjithësecilit e do ta mbrojmë deri në fund”, tha Licaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb