Matteo Politano ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite. Kjo është ajo që ka deklaruar agjenti Mario Giuffredi, duke vendosur në lëvizje Napolin. “Sot erdhi një ofertë nga Arabia Saudite, zgjedhjen ia lamë klubit. Por De Laurentiis e di mirë se cili është vullneti i Politanos.

Presidenti është vënë në dispozicion për të rishikuar pozicionin kontraktual të Politanos, por gjërat duhen bërë sa më shpejt sepse koha kalon” – Tha ai.

Politano ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 me kampionët e Italisë, por propozim arab mund të joshë futbollistin. Në vitin e parë kur arriti në Napoli, 30-vjeçari realizoi 10 gola.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: