Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët ka mirëpritur reagimin e vendeve të avancuara ndaj krizës së refugjatëve ukrainas dhe u ka kërkuar atyre që të veprojnë në mënyrë të ngjashme ndaj refugjatëve nga zonat e tjera të luftës, pavarësisht nga kombësia, raca apo feja.

“Ne e mirëpresim këtë pritje dhe solidaritet të jashtëzakonshëm të shfaqur ndaj refugjatëve ditët e fundit dhe shpresojmë se kjo mund të frymëzojë një reflektim dhe një ndryshim nga disa prej narrativave dhe politikave toksike që kemi parë në një sërë kontekstesh,”  tha një zëdhënës i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.

Numri i njerëzve që ikin nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt është rritur në më shumë se 3 milionë.

Shumica dërrmuese janë mirëpritur me ndihmë dhe mundësinë e qëndrimit të përkohshëm dhe aksesit për punësim në vendet në kufi me Ukrainën, me një numër të konsiderueshëm që ka filluar të lëvizë më në perëndim.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb