Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i ka bërë thirrje shteteve që ende nuk janë bërë pjesë e “Open Balkan”, t’i bashkohen kësaj nisme.

Ftesa i është drejtuar edhe Prishtinës, sepse sipas kryeministres serbe qytetarët do të kenë një përfitim të pabesueshëm prej këtij projekti.

Këto deklarata i bëri në një tubim të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

“Qytetarët që jetojnë në rajon do të përfitojnë jashtëzakonshme nga kjo iniciativë”, ka thënë më tej ajo.

Thirrja është gjithmonë e hapur është shprehur ajo, duke shtuar se ‘Open Balkan’ i mbështetur nga Beogradi, Shkupi dhe Tirana u krijon më shumë mundësi punësimi të rinjve dhe parashikon lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve si edhe qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb