Pёrpjekjet e vazhdueshme tё shkencёtarёve por dhe aktivistёve mjedisore pёr ta shpallur Vjosёn Park Kombёtar, nuk kanё rreshtur.

Së fundmi, një grup prej 30 shkencëtarësh nga Austria, Gjermania, Shqipëria dhe Italia, po mbledhin të dhëna pёr florёn dhe faunёn, në dy degët kryesore të Vjosës, Shushicë dhe Bënçë. Nga hulumtimet e kryera mё herёt nё pellgun e Vjosёs u raportuan 100 taksone invertebrorёsh ujorё dhe 400 taksone llojesh qё jetonin nё tokё. Shumica janё endemike pёr Ballkanin dhe 40 pёr qind e tyre, u raportuan pёr herё tё parё pёr Shqipёrinё.

Lumi i Vjosёs rrezikohet prej planifikimit tё ndёrtimit tё hidrocentraleve, por sipas njё raporti tё kёtij viti, ndёrtimi i tyre rrezikohet prej pasojave tё ndryshimeve klimatike nënvizohet nga agjencia Klima.al Shqipёria konsiderohet njё nga vendet mё tё kёrcёnuara prej ndryshimeve klimatike dhe pasojat janё thatёsirat e shpeshta apo ulja e sasisё sё rreshjeve.

Nёn dritёn e kёtyre fakteve, ndёrtimi i hidrocentraleve nё vend jo vetёm nuk konsiderohet njё investim i gjelbёr, por as i mençur nё terma afatgjatё. Ndёrtimi i tyre kёrcёnon si komunitetet kulturore qё jetojnё aty pranё, ashtu edhe zhvillimin e turizimit tё qёndrueshёm nё tё ardhmen.

Identifikimi i larmisё sё llojeve nё lumin e Vjosёs do tё rrisё njohuritё shkencore dhe ndёrgjegjёsimin e publikut pёr ruajtjen e kёtij thesari kombёtar dhe evropian. Gjithashtu, vetёdijёsimin e vendimarrёsve politikё pёr dobinё e shpalljes sё Vjosёs, Park Kombёtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: