Mungesë totale e energjisë elektrike në disa fshatra të Kurbinit që nga ora 18:00 e në vijim. Pa energji sipas banorëve janë fshatrat, Gjorm, Zhejë, Sanxhak, Shpërdhet, Shëmri etj.

Rreth 5.000 banorë të këtyre fshatrave vijojnë të jenë pa energji elektrike duke u ndriçuar me qiri si në mesjetë. Shumë familje janë në të ftohte pasi gjerësisht përdoret energjia elektrike për t’u ngrohur.

Sipas OSHEE, zona e Kurbinit është përfshire nga një mot i keq, me erëra të forta, shoqëruar me reshje dëbore. Kjo ka sjellë avari në rrjetin elektrik të OSSH duke prekur disa fshatra të malësisë Kurbin dhe të Laçit.

“Rreth orës 8:30 janë vendosur ne pune dy fidera që furnizonin kryesisht qytetin. Problem ka pasur dhe në pjesën e rrjetit të OST, por mori zgjidhje në kohë të shkurtër.
Brigadat tona janë në terren, edhe pse në mot jashtëzakonisht të egër. Kjo na pengon të përparojmë ne terrenet ku ka probleme, pasi është e pamundur të punohet në disa zona”, bën të ditur OSHEE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb