Një aksident i rëndë në Greqi i ka marrë jetën një çifti me origjinë shqiptare, nga Saranda.  Mësohet se Eleni Çakuli, 43 vjeç, nga fshati Çaush, dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci, 54 vjeç, kanë qenë duke udhëtuar me makinën e tyre në rrugën e re nacionale Patras–Pirgos, kur janë përplasur me një kamion.

Nga përplasja, çifti ka marrë plagë të rëndë duke mos u mbijetuar dot, ndërsa kamioni ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur shoferi.

Pamjet e rënda tregojnë se trupi i gruas ka dalë jashtë makinës nga përplasja e fortë, ndërsa edhe pse u është dhënë ndihma e parë, nuk është bërë e mundur mbajtja e tyre në jetë. Referuar mediave vendase, çifti ka lënë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb