VLORË

Gazetari Enrik Mehmeti siguron për “BalkanWeb” pamjet e rënda të ekzekutimit të 31-vjeçarit me tre mbiemra Tauland Gjikaj (Beqiraj, Manaj), mesditën e sotme, në qytetin e Vlorës.

Në videon që “BalkanWeb” sjell më poshtë shihet momenti ku i riu është duke ecur në rrugë, ndërsa dy persona zbresin nga një makinë dhe i dalin përpara. Gjithçka ndodh në pak sekonda, ku personat duket se flasin diçka me 31-vjeçarin dhe më pas e qëllojnë.

Pamjet e rënda tregojnë momentin, kur viktima, që ishte një person me precedentë të rëndë penale, bie në tokë. Ai duket se tenton të lëvizë për të kërkuar ndihmë, por plumbat e shumtë në trup rezultojnë fatal për të riun, i cili humbi jetën në vend.

Ndërkohë, dy personat, që qëllojnë të riun, shihen teksa largohen me shpejtësi me po të njëjtin mjet, brenda të cilit ndodhet edhe një person tjetër në timon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb