VLORË

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 31-vjeçarit Tauland Gjikaj (Beqiraj, Manaj), mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se viktima është djali i një ish-punonjësi policie me rekorde kriminale, ndërsa dhe vetë i riu rezulton një person me të shkuar kriminale.

Karta E Identitetit
Karta E Identitetit

Ndërkohë, siç mëson gazetari Mehmeti, viktimës i është gjetur një pistoletë të mbushur në brez, që ngre dyshime se 31-vjeçari i ruhej një atentati të mundshëm.

Nga ana tjetër, forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Andi Jonuzaj, i cili është kapur në mjetin e përdorur në ngjarjen kriminale, që “BalkanWeb” e sjell më poshtë në foto.

Makina E Vrasjes Ne Vlore
Makina E Vrasjes Ne Vlore

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb